Esat Mehmeti për legjendën Zenun Brovinën: Lamtumirë kapiten

0%

Legjenda e futbollit të Kosovës, Esat Mehmeti, ish portieri i mirënjohur, është i pikëlluar me ikjen në amshim të legjendës së futbollit Zenun Brovina. Emri i madh i futbollit të Kosovës, Brovina, ka pasur një karrierë të bujshme, nga Vëllaznimi në Partizan të Beogradit dhe në KF Prishtina.

Po ashtu ishte reprezentues i Kosovës dhe pas luftës për shumë vite vëzhgues i futbollit në Superligën e Kosovës. Nga e majta në këmbë Zenun Brovina, Esat Mehmeti… Mehmeti përmes një postimit prekës në rrjetin e tij social për Brovinën, ka shkruar: “Na iku edhe një mik i madh, legjendë mbi legjenda. Kapiteni: Zenun Brovina Lamtumirë kapiten.

Do të kujtojmë më shumë mall, respekt e krenari. Zoti të bekoftë. Legjendat nuk vdesin kurrë”, ka shkruar Mehmeti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot