Izraeli: Kemi vrarë komandantin e lartë të Hezbollahut në sulmin në

0%

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë Abu Hassan Alaa, një komandant të lartë të Hezbollahut, në një sulm ajror në jug të Libanit. Sipas ushtrisë izraelite, Alaa ishte pjesë e njësisë Badr të Hezbollahut dhe ishte i përfshirë në planifikimin dhe realizimin e sulmeve kundër trupave izraelite, përfshirë sulme me dronë të pajisur me eksplozivë.

Ushtria izraelite tha se ai u vra në zonën e Deir al-Zahranit, gjatë sulmeve të së shtunës. Vrasja e tij vjen një ditë pasi sulmet izraelite në jug të Libanit shkaktuan të paktën 11 viktima. Sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë, mes të vrarëve ishin edhe tre fëmijë dhe dy gra.

Sulmet në fshatrat Ansar dhe Deir al-Zahrani janë cilësuar ndër më të rëndat që prej armëpushimit të arritur në qershor. Izraeli ka deklaruar se sulmet ishin kundër objektivave të Hezbollahut dhe erdhën si përgjigje ndaj një sulmi me dron të grupit libanez, ku tre ushtarë izraelitë u plagosën rëndë. Hezbollahu ende nuk ka konfirmuar pretendimin izraelit për vrasjen e Abu Hassan Alaas.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përshkallëzimi i ri ka rritur shqetësimet për një përkeqësim të situatës në jug të Libanit, pavarësisht marrëveshjeve të fundit për uljen e tensioneve mes Izraelit dhe Hezbollahut. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com