Jashari tregon Milanin e Amorimit: Jemi në rrugën e duhur!

0%

Mesfushori i Milanit, Ardon Jashari, ka folur për “Gazzetta dello Sport” rreth ndryshimeve që ka sjellë trajneri i ri Ruben Amorim, mënyrës së re të lojës së kuqezinjve dhe mundësisë për të formuar një dyshe në mesfushë me Luka Modrić. Jashari është i kënaqur me paraqitjen e Milanit dhe fitoren në miqësoren ndaj Manchester United, por thekson se skuadra ka ende hapësirë për përmirësim.

“Jam i kënaqur si me fitoren, ashtu edhe me paraqitjen e skuadrës. Mendoj se jemi në rrugën e duhur dhe po shprehemi mirë si grup. Megjithatë, duhet të përmirësojmë disa detaje, sepse sezoni do të jetë i gjatë. Gjithsesi, kemi bërë një hap përpara drejt mënyrës se si duam të luajmë”, u shpreh mesfushori shqiptar.

Sa i përket ndikimit të Amorimit, Jashari thotë se skuadra po përpiqet çdo ditë të zbatojë idetë e trajnerit portugez. “E dimë se si dëshiron të luajë trajneri. Natyrisht, nuk mund ta zbatojmë gjithçka në mënyrë perfekte brenda një dite, por po punojmë që ta bëjmë këtë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kemi bërë një hap përpara sa i përket stilit të lojës, por duhet të përmirësojmë disa detaje, si me topin, ashtu edhe pa të. Jemi në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojmë kështu, duke besuar të gjithë së bashku si skuadër”, deklaroi Jashari.

Jashari dhe Modrić, një dyshe e mundshme I pyetur për mundësinë që të ketë një rol titullari dhe të luajë së bashku me Luka Modrić, Jashari ia lë vendimin Amorimit, por nuk e fsheh entuziazmin për të ndarë fushën me kroatin. “Kjo është një vendim i trajnerit, por natyrisht që të luash me Luka Modrić është diçka fantastike.

Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe të ndash fushën me të është e pabesueshme”, tha ai. Jashari kujtoi edhe minutat e përbashkëta me Modrić në ndeshjen ndaj Interit: “Kemi luajtur së bashku 30 minuta kundër Interit dhe mendoj se aty treguam se mund të luajmë edhe pranë njëri-tjetrit. Të shohim se çfarë do të vendosë trajneri, por unë nuk i them jo të luajturit me Lukën.

Përkundrazi…” , u shpreh ai duke buzëqeshur. Jashari theksoi gjithashtu se Amorimit duhet t’i jepet kohë për të ndërtuar Milanin sipas ideve të tij, pa presion të tepruar dhe duke pranuar se mund të ketë edhe momente të vështira gjatë këtij procesi.

Burimi: Bota Sot