Shefi i stafit mjekësor i Trabzonsporit, Prof. Dr. Ahmet Beşîr, bëri me dije diagnozën e dëmtimit më të fundit të Ernest Muçit. Sipas Beşîr: “Ernest Muçi i është nënshtruar një ekzaminimi të hollësishëm pasi ankoi dhimbje në pjesën e përparme të kofshës së majtë gjatë stërvitjes.
Pas kontrolloeve u zbulua një hemorragji dhe edemë për shkak të tendosjes në pjesën e sipërme të grupit të muskujve të pjesës së përparme të kofshës. Ekipi ynë mjekësor ka filluar trajtimin për lojtarin tonë”. Në komunikatë nuk thuhet për datat e rikuperimit të lojtarit.
