Vetura përfshihet nga zjarri në Gjakovë, intervenojnë zjarrfikësit

0%

Një automjet është përfshirë nga zjarri të dielën rreth orës në rrugën “Femi Agani” në Gjakovë. Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit ka intervenuar menjëherë pas raportimit të rastit. Ekipet kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin dhe ta parandalojnë përhapjen e tij. Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëme materiale.

Zjarrfikësit kanë bërë të ditur se ekipet e tyre vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com