Arsenal dhe Manchester City përballen sot për trofeun e parë të

0%

Sezoni i ri i futbollit anglez nis sot me një superpërballje, teksa Arsenal dhe Manchester City do të luajnë në finalen e Community Shield. Ndeshja do të zhvillohet në Principality Stadium në Cardiff, me fillim nga ora sipas kohës së Kosovës. Community Shield rikthehet në Cardiff pas 20 vitesh, pasi Wembley këtë herë nuk është në dispozicion.

Arsenali vjen në këtë përballje si kampion i Premier League dhe synon ta nisë sezonin me trofe. Mikel Arteta ka në dispozicion Declan Rice, Bukayo Saka dhe Martin Zubimendi. Në anën tjetër, Manchester City nis një epokë të re nën drejtimin e Enzo Marescas, i cili do ta zhvillojë ndeshjen e parë zyrtare pas largimit të Pep Guardiolës.

Dy skuadrat u përballën edhe në Community Shield të vitit 2023, kur Arsenali triumfoi pas penalltive. Edhe tri edicionet e fundit të këtij trofeu kanë përfunduar me penallti, ndërsa në Cardiff pritet një tjetër duel i fortë mes dy skuadrave që synojnë ta nisin sezonin 2026/27 me trofe. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com