Administrata e Kuvendit të Kosovës ka sqaruar se nuk ka marrë njoftim zyrtar për organizimin dhe mbajtjen e një seance plenare më , prandaj nuk janë bërë përgatitjet e nevojshme për zhvillimin e saj. Ky reagim vjen pas raportimeve se deputetët nuk kanë mundur të hyjnë në Sallën e Seancave Plenare.
“Për datën , Administratës së Kuvendit nuk i është komunikuar njoftim zyrtar për organizimin dhe mbajtjen e një seance. Për rrjedhojë, nuk janë ndërmarrë veprimet përkatëse administrative, teknike dhe logjistike për organizimin e një seance të tillë”, thuhet në sqarim.
Administrata ka theksuar se mungesa e njoftimit nuk përbën vendim politik dhe as qëndrim të saj ndaj iniciativave ose pikëpamjeve të deputetëve e grupeve parlamentare. Sipas njoftimit, organizimi dhe shfrytëzimi i sallës plenare bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, Rregulloren e Kuvendit dhe procedurat përkatëse institucionale.
“Administrata ushtron kompetencat e saj në mënyrë të pavarur dhe të paanshme, duke ofruar mbështetje profesionale dhe të barabartë për të gjithë deputetët”, thuhet më tej.
Në fund, Administrata e Kuvendit ka bërë të ditur se, pas komunikimit zyrtar për mbajtjen e një seance, do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe do ta sigurojë mbështetjen administrative, teknike e logjistike në kuadër të kompetencave të saj. Sot, deputetët e PDK-së dhe Aleancës kanë tentuar sërish të futen në sallën e kuvendit, por ajo ishte e mbyllur për ta.
