E rëndë në Mleqan: Haki Fazli Gashi humbi jetën pasi u godit nga një

0%

Gazeta Sinjali raportoi më herët se Haki Fazli Gashi nga Mleqani, i lindur në vitin 1954, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku. Tashmë, Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin, duke bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur më 15 gusht, rreth orës , në Mleqan të Malishevës.

Sipas Policisë, i dyshuari, teksa po drejtonte veturën e tij, ka goditur një këmbësor, i cili si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Familjarët kanë bërë të ditur se ceremonia e varrimit të Haki Fazli Gashit do të mbahet sot, më 16 gusht, në ora , në Mleqan. E rëndë: Pas një aksidenti trafiku, humb jetën Haki Gashi nga Mleqani Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com