Juventus rrit ofertën për Emiliano Martinez, marrëveshja me Aston

0%

Juventus ka bërë një ofertë të re për Emiliano Martínez dhe është gjithnjë e më afër marrëveshjes me Aston Villën për transferimin e portierit argjentinas. Klubi italian ka ofruar 7 milionë euro si shumë fikse, plus 3 milionë euro bonuse, duke e çuar vlerën potenciale të transferimit në 10 milionë euro. Megjithatë, Aston Villa kërkon që 10 milionë euro të jenë të garantuara.

Dallimi mes dy klubeve tashmë është kryesisht te struktura e pagesës dhe negociatat po avancojnë. Kushtet personale mes Martínez dhe Juventusit nuk pritet të përbëjnë problem. 33-vjeçari ka qenë prej kohësh objektiv i Juventusit dhe situata është bërë edhe më interesante pasi Aston Villa po punon për transferimin e portierit të Parmës, Zion Suzuki.

Nëse palët arrijnë marrëveshje për shumën fikse, Martínez mund të bëhet përforcimi i ri i Juventusit në portë për sezonin 2026/27

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot