Dy të rinj, 20 dhe 24 vjeç, i kanë mbijetuar një aksidenti të rëndë trafiku në qarkun Stade të Gjermanisë, pasi një trung peme depërtoi brenda kabinës së veturës së tyre. Sipas Policisë, 24-vjeçari po drejtonte një Audi A5, kur humbi kontrollin mbi automjetin dhe doli nga rruga. Vetura u përplas me një pemë, ndërsa trungu depërtoi në pjesën e brendshme të automjetit.
Si pasojë e aksidentit, shoferi pësoi lëndime të lehta, ndërsa pasagjeri 20-vjeçar u lëndua rëndë. Të dy u dërguan në spital pas ndihmës së parë të marrë në vendin e ngjarjes. Policia dyshon se shoferi mund të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit ose drogës, ndaj atij i është marrë gjak për analiza. Dëmet materiale në Audi vlerësohen në rreth 20 mijë euro.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
