Shpërthen gypi i ujësjellësit, ndërpritet furnizimi me ujë në Gadime

0%

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot ka shpërthyer një gyp me diametër 315 milimetra, i cili furnizon rezervarin e ujit në Gadime. Si pasojë e dëmtimit, Gadimja dhe zonat përreth do të mbesin pa furnizim me ujë deri në sanimin e defektit. Sipas KRU “Prishtina”, ndërprerja prek të gjitha zonat që furnizohen nga ky rezervar.

Ekipet janë duke punuar për sanimin e gypit, ndërsa furnizimi me ujë pritet të rikthehet pas përfundimit të punimeve. KRU “Prishtina” ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin deri në përfundimin e intervenimit.

Burimi: Telegrafi