Komuna e Fushë-Kosovës premtoi zgjidhje, 25 punëtorë teknikë

0%

Komuna e Fushë-Kosovës kishte njoftuar më se ishte siguruar “zgjidhja përfundimtare” për mësimdhënësit dhe punëtorët teknikë që nuk kishin marrë paga për rreth 8 muaj dhe se të gjithë të prekurit do të përfshiheshin në listën e pagave.

Megjithatë, më shumë se një muaj pas këtij njoftimi, 25 punëtorë teknikë në sektorin e Arsimit, edhe pas tetë muajve vazhdojnë të mos e realizojnë të drejtën në pagë. Ndërsa për 18 mësimdhënësit, të cilët nuk kanë marrë paga nga shtatori 2025 deri në korrik 2026, nga Komuna e Fushë Kosovës kanë thënë se do të hyjnë në listën e pagave nga gushti 2026.

Një punëtor teknik i Komunës së Fushë-Kosovës ka thënë për KALLXO.com se gjatë vitit 2026 nuk kanë marrë asnjë pagë, ndërsa për pagat e fundit të vitit 2025 ishin detyruar të angazhonin edhe avokat. Burimi i KALLXO.com, i cili ka kërkuar të mbetet anonim për shkak se, siç ka thënë, nuk dëshiron ta rrezikojë vendin e punës, ka deklaruar se problemet me pagesat kanë nisur që në vitin 2025.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Për të gjithë vitin 2026, nga janari e deri më sot, nuk kemi pranuar asnjë pagë, gjithsej tetë muaj pa të ardhura. Problemi me vonesat ka qenë i vazhdueshëm: na u desh të angazhonim edhe avokat për të realizuar pagat e fundit të vitit 2025” – ka thënë ai.

Sipas tij, pagën e muajit tetor 2025 e kanë marrë në dhjetor të atij viti, pas ndjekjes së rrugëve ligjore, ndërsa pagat e nëntorit dhe dhjetorit 2025 u janë ekzekutuar vetëm në maj të vitit 2026. “Përmes rrugës ligjore, pagën e tetorit 2025 e kemi marrë në dhjetor 2025, ndërsa pagat e nëntorit dhe dhjetorit 2025 janë ekzekutuar në maj 2026.

Që nga ajo datë nuk kemi marrë më asnjë cent për muajt e vitit 2026” – ka deklaruar punëtori teknik. “Tetë muaj pa pagë do të thotë futje në borxhe” Punëtori ka treguar se mosmarrja e pagave për muaj me radhë ka shkaktuar pasoja të rënda financiare dhe psikologjike për punëtorët dhe familjet e tyre. “Pasojat financiare dhe psikologjike janë jashtëzakonisht të rënda.

Ballafaqohemi çdo ditë me pamundësinë për të mbuluar shpenzimet bazë të jetesës. Tetë muaj pa pagë do të thotë futje në borxhe, vështirësi me bankat, rritje të kamatëvonesave të kredive dhe stres i përditshëm për të siguruar gjërat më elementare” – ka thënë ai. Pavarësisht kësaj situate, sipas tij, punëtorët vazhdojnë të paraqiten rregullisht në vendin e punës.

Ai thotë se kjo bëhet për shkak të përgjegjësisë profesionale, por edhe nga frika që moskryerja e punës të përdoret më pas si arsyetim kundër tyre. “Përveç kërkesave dhe ankesave të vazhdueshme institucionale, jemi detyruar të angazhojmë edhe përfaqësues ligjor, avokat, për të kërkuar të drejtën tonë.

Vazhdojmë të dalim në punë rregullisht për shkak të ndërgjegjes profesionale, përkushtimit ndaj institucionit dhe ruajtjes së vendit të punës” – ka deklaruar ai.

“Nuk dëshirojmë që moskryerja e detyrës nga ana jonë të përdoret si arsyetim, prandaj i përmbushim të gjitha obligimet tona me korrektësi të plotë, me shpresën se drejtësia dhe e drejta jonë ligjore për pagë do të realizohen” – ka shtuar punëtori.

Sipas tij, deri më , punëtorët nuk kishin marrë asnjë njoftim zyrtar me shkrim që do të përcaktonte një datë apo afat konkret për ekzekutimin e pagave të grumbulluara gjatë vitit 2026. “Është absurde dhe e paimagjinueshme që punëtorët teknikë e mbështetës të jenë të detyruar të punësojnë avokatë për të marrë pagat e tyre elementare për punën e kryer çdo ditë” – ka thënë ai.

“Ne kryejmë shërbim vital për funksionimin e institucionit dhe kërkojmë me urgjencë që pagat tona të vitit 2026 të ekzekutohen pa vonesa të mëtejshme, sepse mundësitë tona ekonomike për të mbijetuar pa të ardhura janë shteruar tërësisht” – ka shtuar ai.

Komuna në qershor tha se ishte siguruar “zgjidhja përfundimtare” Më , Komuna e Fushë-Kosovës kishte njoftuar se ishte gjetur zgjidhja për punonjësit që nuk kishin marrë paga që nga . “Komuna e Fushë Kosovës ka punuar vazhdimisht për adresimin e kësaj çështjeje dhe, falë angazhimit institucional, është siguruar zgjidhja përfundimtare.

Si rezultat, të gjithë punonjësit e prekur do të përfshihen në listën e pagave dhe do ta realizojnë të drejtën e tyre të ligjshme” – thuhej në njoftimin e Komunës. Komuna kishte deklaruar se problemi ishte krijuar si pasojë e mosplanifikimit me kohë të buxhetit në vitet paraprake.

“Kjo situatë është krijuar si pasojë e mosplanifikimit me kohë të buxhetit në vitet e kaluara, duke sjellë vështirësi të konsiderueshme për punonjësit që kanë vazhduar të kryejnë detyrat e tyre me përgjegjësi dhe përkushtim” – thuhej në njoftim.

Pavarësisht premtimit të atëhershëm, më drejtori i Arsimit në Komunën e Fushë-Kosovës, Sabri Xhigoli, ka konfirmuar për KALLXO.com se 25 punëtorë teknikë ende nuk e kanë realizuar të drejtën në pagë.

“25 punonjës teknikë, fatkeqësisht nga 1 shtatori 2025 e këndej mbeten ende pa e realizuar të drejtën e pagës, për çfarë edhe ndiejmë keqardhje të thellë” – ka thënë Xhigoli. 18 mësimdhënës pritet të marrin paga të rregullta nga gushti Xhigoli ka bërë të ditur po ashtu se 18 mësimdhënës nuk kishin marrë paga në periudhën prej deri më .

Sipas tij, nga këta mësimdhënës do të përfshihen në pagesë të rregullt. Për pagat e mbetura pa u ekzekutuar, Xhigoli ka thënë se punëtorëve u është rekomanduar që realizimin e tyre ta kërkojnë përmes avokatëve dhe përmbarimit.

“Me rekomandim të zyrave përkatëse të komunës për pagat e mbetura, në pamundësi të ndonjë forme tjetër, u është rekomanduar që ato t’i realizojnë nëpërmes Zyrës së Avokatëve dhe Zyrës së Përmbarimit” – ka deklaruar Xhigoli.

Ai ka thënë se për situatën janë në dijeni edhe institucionet e nivelit qendror, përfshirë zyrat përkatëse të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Financave, të cilat, sipas tij, janë njoftuar nga Zyra e Kryetarit të Komunës.

Komuna shpalli konkurs për 27 punëtorë të rinj Në kohën kur një pjesë e punonjësve vazhdojnë të kërkojnë pagat e tyre, Komuna e Fushë-Kosovës ka hapur konkurs për 27 punonjës të rinj në sektorin e Arsimit. Xhigoli ka thënë se me vendim të Kuvendit Komunal janë bartur 17 norma nga sektori i Administratës në atë të Arsimit, ndërsa për pozitat e tjera ende po kërkohet një zgjidhje.

“Për 27 pozitat e shpallura në konkurs, me një vendim të Kuvendit të Komunës janë bartur 17 norma nga sektori i administratës në sektorin e arsimit, ndërsa për të tjerat jemi në kërkim të mundësive” – ka thënë ai.

SBASHK: E kemi ngritur vazhdimisht këtë çështje Edhe drejtuesi i SBASHK-ut në Fushë-Kosovë, Haki Krasniqi, ka thënë për KALLXO.com më se sindikata e ka ngritur vazhdimisht çështjen e punëtorëve të papaguar në takimet me nivelin lokal dhe atë qendror.

“Sa i përket qëndrimit tonë si drejtues sindikal, në çdo takim si me drejtuesit komunalë, po ashtu edhe me nivelin qendror, ne e kemi ngritur zërin, por ata vetëm thonë se për momentin nuk kemi mundësi, e arsyetim nuk japin” – ka deklaruar Krasniqi. Ai ka kritikuar edhe hapjen e vendeve të reja të punës në një situatë kur punonjësit ekzistues vazhdojnë të përballen me probleme me pagat.

“Sa i përket punëtorëve të rinj, qëndrimi momental është për çdo kritikë, por nuk është diçka e re në Fushë-Kosovë” – ka thënë Krasniqi.

Burimi: Kallxo