Barcelona dështon sërish: Man City refuzon edhe ofertën e tretë për

0%

Barcelona ka pësuar një tjetër goditje në përpjekjen për të transferuar Rodrin nga Manchester City. Sipas RMC Sport, kampionët anglezë kanë refuzuar edhe ofertën e tretë të Barcelonës për mesfushorin spanjoll, duke këmbëngulur se kërkojnë 80 milionë euro për fituesin e Kupës së Botës. Barcelona e ka rritur gradualisht ofertën e saj.

Propozimi i parë ishte rreth 50 milionë euro, ndërsa oferta e dytë arriti në rreth 70 milionë euro. Megjithatë, as kjo shumë nuk ka mjaftuar për ta bindur Manchester Cityn. Après deux propositions déjà refusées par Manchester City, le FC Barcelone a formulé une troisième offre pour le Ballon d’Or 2024, une nouvelle fois repoussée par les Cityzens.

Les Skyblues maintiennent leur exigence à 80 millions d’euros. — RMC Sport (@RMCsport) August 15, 2026 Rodri e ka bërë të qartë se Barcelona është destinacioni i tij i preferuar, duke e vendosur klubin katalunas përpara Real Madridit. Manchester City është i gatshëm ta respektojë dëshirën e lojtarit për t’u larguar, por nuk dëshiron të bëjë lëshime sa i përket vlerësimit të tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Bisedimet mes dy klubeve vazhdojnë, por tashmë Barcelona duhet të vendosë nëse është e gatshme ta rrisë ndjeshëm ofertën për ta mbyllur diferencën me kërkesën e Cityt. Situata mbetet e hapur, por 80 milionë eurot e kërkuara nga Manchester City vazhdojnë të jenë pengesa kryesore për realizimin e transferimit të Rodrit./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi