Motori jet-ski u prish, familja mbeti 16 orë në det – momenti

0%

Një familje franceze mbeti e bllokuar në det për më shumë se 16 orë gjatë natës, pasi motori i tyre i ujit u përmbys në brigjet e Tajlandës. Një burrë 50-vjeçar dhe djemtë e tij të vegjël mbetën “të zbehtë” dhe “të rraskapitur pasi gëlltitën shumë ujë deti” përpara se të shpëtoheshin, njoftoi zyrtari i qeverisë lokale Amorn Chomchoey.

Të tre u dërguan në spital për kontrolle, por u liruan menjëherë, sipas Chomchoey. Babai e kishte marrë me qira motorin jet ski për një udhëtim 45-minutësh në Koh Samui, një nga ishujt më të njohur të Tajlandës për turistët. Ekipet e shpëtimit u njoftuan pasi jet ski-u nuk u kthye në kohën e rënë dakord.

Njerëzit përdorën motoskafe dhe më shumë motorë uji për të kontrolluar ujërat përreth Koh Samui dhe drejt ishullit të afërt Koh Phangan në kërkim të familjes. Përpjekjet e kërkimit u desh të pezulloheshin gjatë natës përpara se familja të gjendej ende duke lundruar në det të nesërmen, raportojnë mediat tajlandeze.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi