Dy gjigantët anglezë në garë

0%

Arsenal dhe Manchester United kanë hyrë në garë për transferimin e Jarell Quansah nga Bayer Leverkusen. Arsenali tashmë ka hapur bisedimet me Leverkusenin për mbrojtësin anglez, ndërsa Manchester United ka kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit për të mësuar më shumë rreth situatës së tij.

Leverkuseni nuk dëshiron ta shesë Quansah dhe pritet të kërkojë një shumë dukshëm më të lartë se 35 milionë euro, shuma që klubi gjerman pagoi për ta transferuar atë nga Liverpooli verën e kaluar. Quansah është bërë kështu objektiv i dy gjigantëve të Premier League, me garën për të që pritet të intensifikohet në ditët në vijim.

Burimi: Bota Sot