Indonezia goditet nga tërmeti 6.9 ballë, i dyti i fuqishëm brenda pak

0%

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur Indonezinë, këtë herë rajonin e Sumatrës Veriore, vetëm pak orë pas një tërmeti të rëndë që la dhjetëra viktima në pjesën lindore të vendit. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USGS), tërmeti kishte magnitudë 6.9 ballë të shkallës Rihter.

Më herët, Qendra Gjermane e Gjeoshkencave (GFZ) e kishte vlerësuar lëkundjen me magnitudë 6.8. Epiqendra e tërmetit ishte në zonën e Pematangsiantar, rreth 126 kilometra nga Medani, ndërsa thellësia fokale u regjistrua në rreth 158 kilometra. Ky është tërmeti i dytë i fuqishëm që godet Indonezinë brenda vetëm pak orësh.

Më herët, një tërmet me magnitudë 7.7 kishte goditur pjesën lindore të vendit, duke lënë të paktën 38 persona të vdekur. Indonezia përballet shpesh me tërmete dhe aktivitet vullkanik për shkak të pozicionit të saj në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” të Paqësorit, një nga zonat me aktivitetin më të lartë sizmik në botë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, edhe brigjet veriore të Papua Guinesë së Re janë goditur nga një tërmet me magnitudë 5.8, sipas Qendrës Gjermane të Gjeoshkencave. Thellësia fokale e këtij tërmeti u mat në rreth 10 kilometra. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com