Basha nënshkruan marrëveshjet me AAC dhe EASA

0%

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të dy Marrëveshjeve të Punës ndërmjet Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AAC) dhe Agjencisë së Bashkimit Evropian për Sigurinë e Aviacionit (EASA).

“Përmes këtyre marrëveshjeve, Autoriteti i Aviacionit Civil lidhet drejtpërdrejt me mekanizmat e EASA-s dhe do t’i nënshtrohet monitorimit dhe inspektimeve sipas standardeve evropiane.

Për një treg të transportit ajror që po rritet vazhdimisht, kjo nënkupton standarde më të larta të sigurisë, profesionalizëm dhe përgjegjësi më të madhe institucionale”, thuhet në komunikatën për media të kësaj ministrie.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ministri Basha theksoi se do të ofrojë mbështetje të plotë që Autoriteti i Aviacionit Civil të jetë sa më profesional dhe funksional, si dhe që çdo rekomandim që kërkon veprim institucional të adresohet me përgjegjësi dhe pa vonesë.

“Ai falënderoi EASA-n, Komisionin Evropian dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në avancimin e aviacionit civil të Kosovës”, thuhet më tej në komunikatë.

Burimi: Bota Sot