Skenderaj vazhdon me kompletimin e ekipit për edicionin e ri. KVF Skenderaj është prej ekipeve më të organizuara në volejbollin e Kosovës, e cila është përforcuar me volejbollisten Tara Garvey. Volejbollistja luan në pozitën e pranueses dhe me përvojë me kombëtaren e Kanadasë.
Ajo ka luajtur për illanova University – NCAA Division I, BIG EAST Conference — 2022 -2024, Outside Hitter, Rutgers University – NCAA Division I, Big Ten Conference — 2025 -2026, Outside Hitter “Me shumë kënaqësi ju prezantojmë Tara Garvey, përforcimin tonë të ri për sezonin 2026/2027. Tara sjell energji dhe karakter konkurrues në skuadrën tonë.
Besojmë se përvoja dhe potenciali i saj do të jenë një vlerë e madhe për objektivat tona në sezonin e ri”, thuhet nga KV Skenderaj..
