Ekskluzive | Sërish rrahje në Burgun e Dubravës – dy të burgosur

0%

Një tjetër incident është regjistruar gjatë natës në Burgun e Dubravës, ku dy të burgosur janë përfshirë në një përleshje fizike, mëson Sinjali. Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali , rrahja ka ndodhur në Pavijonin 5, krahu J1, ndërsa në incident janë përfshirë V.N. dhe Gj.R.

Burimet bëjnë të ditur se pas përleshjes, të dy të burgosurit kanë pësuar lëndime dhe aktualisht po marrin trajtim në spitalin shëndetësor të institucionit korrektues. Ende nuk dihen rrethanat që kanë çuar në konflikt, natyra e lëndimeve apo nëse ndaj të përfshirëve janë ndërmarrë masa disiplinore. Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja lidhur me rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com