Dogana e Kosovës ka sekuestruar 209 pako me barna të kontrabanduara gjatë një kontrolli në një barnatore në Prishtinë. Kontrolli është realizuar më , pas informatave të pranuara nga qytetarët lidhur me dyshime për tregti të kundërligjshme. Gjatë kontrollit, njësitë kompetente të Doganës kanë zbuluar një hapësirë të modifikuar dhe të fshehur brenda objektit.
Në këtë hapësirë janë gjetur 209 pako me barna, të cilat, sipas Doganës, nuk kishin banderola të Republikës së Kosovës. Të gjitha barnat e gjetura janë sekuestruar, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe procedurat përkatëse.
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së kundërligjshme, me fokus edhe në mbrojtjen e shëndetit publik dhe tregut të ligjshëm. Institucioni u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet e dyshuara të kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme, duke theksuar se informatat trajtohen me konfidencialitet të plotë.
