Gjini i përgjigjet Haxhiut: Aleanca nuk ju jep alibi për dërgimin e

0%

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, i është përgjigjur ftesës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për takim me liderët e partive politike, duke e kundërshtuar pjesëmarrjen në një proces që, sipas tij, nuk synon gjetjen e një zgjidhjeje për krizën institucionale.

Haxhiu ka ftuar liderët e partive politike që kanë siguruar ulëse në Kuvend për një takim më , në ora , në Zyrën e Presidentes. Sipas ftesës, takimi do të fokusohet në zhvillimet aktuale politike dhe institucionale, si dhe në mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për zgjedhjen e një presidenti konsensual dhe formimin e institucioneve të tjera kushtetuese.

Në letrën drejtuar Haxhiut, Gjini ka thënë se ajo nuk ka mandat për të marrë rolin e “unifikueses së spektrit politik”. “Ju nuk jeni Presidente e zgjedhur e Kosovës dhe nuk keni mandat të luani rolin e unifikueses së spektrit politik”- ka .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka pretenduar se takimi nuk është thirrur me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për situatën institucionale, por për t’iu atribuar përgjegjësia partive tjera për një vendim që, sipas tij, tashmë është marrë nga Lëvizja Vetëvendosje. “Ju e Kurti jeni tepër të tejdukshëm se nuk po kërkoni takim për të gjetur zgjidhje.

Po kërkoni takim të gjeni fajtor për vendimin tuaj që veçse e keni marrë, për ta dërguar vendin në zgjedhje. Këtë herë edhe në kaos institucional”- ka deklaruar Gjini. Sipas tij, qëllimi i Vetëvendosjes është që të zvarritet bllokada institucionale deri në një datë që i përshtatet mbajtjes së zgjedhjeve. “Aleanca e ka kuptuar këtë lojë dhe nuk ju jep alibi”- ka shkruar ai.

Gjini ka përmendur edhe gjashtë pikat e Aleancës, duke thënë se nëse qëllimi është sigurimi i votave dhe kuorumit, këto propozime tashmë janë në dispozicion. Ftesa e Haxhiut për liderët politikë vjen në një kohë kur procesi i konstituimit të Kuvendit vazhdon të jetë i bllokuar.

Në anën tjetër, PDK-ja ka deklaruar se pas qëndrimit të fundit të LDK-së, Vetëvendosje i ka votat e nevojshme për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve. LDK-ja, ndërkohë, ka deklaruar se është e gatshme të heqë dorë nga kërkesat për pozita në Qeveri, Kuvend dhe Presidencë, me qëllim të zhbllokimit të situatës politike.

Burimi: Kallxo