Llegjenda e klubit mirëpret sulmuesin e Kombëtares:

0%

Legjenda e Spartak Moskës, Valeriy Kechinov, ka dhënë një vlerësim pozitiv për transferimin e sulmuesit shqiptar Mirlind Daku, duke shprehur bindjen se sulmuesi i Kombëtares mund të ketë ndikim të madh te skuadra ruse.

Në një intervistë për Match TV, ish-futbollisti i Spartakut e ka cilësuar transferimin e Dakut si një përforcim që zgjidhte një prej nevojave kryesore të ekipit në repartin ofensiv. “E kam thënë tashmë se na duhej të forconim pozicionin e qendërsulmuesit. Blerja e Dakut e zgjidhi këtë problem. Jam i sigurt se Mirlindi do të jetë një ndihmë e madhe për Spartakun.

Është e vështirë të thuhet saktësisht se sa gola do të shënojë. Por te Spartaku jam i sigurt se duhet të shënojë shumë më tepër sesa shënoi te Rubin Kazani”, deklaroi ai. 52-vjeçari është një prej emrave të njohur të historisë së Spartak Moskës. Ai e veshi fanellën e klubit nga viti 1994 deri më 2001, duke u shndërruar në një prej figurave të rëndësishme të skuadrës gjatë asaj periudhe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërsa rikujtojmë që Daku iu bashkua Spartak Moskës më 6 gusht, duke u transferuar nga Rubin Kazani për rreth 11 milionë euro.

Burimi: Bota Sot