Barcelona bën ofertën e tretë për Rodrigon

0%

Transferimi i Rodrigos te Barça mund të jetë tani më afër se kurrë. Klubi katalanas ka paraqitur ofertën e tretë, që kalon 60 milionë paund, pra 70 milionë euro, me shpresën se do të mjaftojë për t’i bindur drejtuesit e Manchester City, pikërisht Ferran Soriano dhe Hugo Viana, të cilët po udhëheqin negociatat për kapitenin e Spanjës.

Barcelona kishte bërë fillimisht një ofertë prej 45 milionë eurosh, më pas e rriti me 25%, në 60 milionë, ndërsa tani ka shkuar në 70 milionë euro. Këtë herë, katalanasit shpresojnë që oferta të jetë përfundimtare. Barça po përgatit një kontratë 4-vjeçare për mesfushorin madrilen, i cili prej muajsh i ka shprehur Manchester City dëshirën për t’u larguar.

Rodrigo do të rikthehej në shtëpi, shtatë vite pas largimit drejt Premier League, pasi ka fituar gjithçka. Ai është shpallur MVP i “Euro 2024” dhe i Botërorit 2026, duke qenë një nga lojtarët kryesorë të epokës së artë të futbollit spanjoll. Të enjten mbrëma Rodrigo udhëtoi drejt Manchesterit dhe të premten u paraqit në qendrën stërvitore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Trajneri i ri, Enzo Maresca, tha: “E përqafova fort”.

Burimi: Bota Sot