Cody Gakpo është shumë pranë transferimit nga Liverpooli te Tottenham Hotspur, sipas gazetarit të njohur për transferimet, Nicolò Schira. Sulmuesi holandez është një prej objektivave kryesorë të Roberto De Zerbit, i cili dëshiron ta ketë Gakpon pjesë të projektit të tij te Tottenham.
Sipas Schiras, palët kanë arritur tashmë marrëveshje për kushtet personale dhe Gakpo pritet të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2031. Tani Tottenham është i fokusuar në arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Liverpoolin për transferimin e 27-vjeçarit.
Raportimet e fundit sugjerojnë se negociatat mes dy klubeve janë konkrete, ndërsa Liverpooli ende duhet të japë dritën jeshile për largimin e lojtarit. Gakpo, i cili iu bashkua Liverpoolit në janar të vitit 2023 nga PSV Eindhoven, mund të bëhet një prej përforcimeve kryesore të Tottenhamit në projektin e ri të drejtuar nga De Zerbi.
Tottenham synon ta finalizojë marrëveshjen sa më shpejt, ndërsa tashmë vëmendja është zhvendosur te negociatat me Liverpoolin.
