Vezir Haziraj, i cili ndodhej në arrati, ka njoftuar se do të dorëzohet. Në një deklaratë të bërë publike, Haziraj ka thënë: “Për hatër të shumë njerëzve, unë po dorëzohem.” “Veziri po dorëzohet, hatri i shumë tjerëve të cilët janë më të drejtë, më të mirë se këta tjerët, e kam ndërmend me u dorëzu dhe hatri i publikut ku 70% janë për me u dorëzu une, atëherë kam marrë vendim, kam me u dorëzu”, tha ai.
Detaje të tjera rreth dorëzimit të tij priten të bëhen të ditura.
Burimi:
Bota Sot
