Prishtina shpërndan bileta për tifozët para ndeshjes me Ballkanin

0%

Klubi i futbollit Prishtina ka nisur përgatitjet për ndeshjen hapëse të sezonit të ri në shtëpi, ku të dielën do të përballet me Ballkanin. Sot, së bashku me grupin e tifozëve “Plisat”, futbollistët dhe stafin e klubit kanë dalë në kryeqytet për të shpërndarë bileta për qytetarët, duke i ftuar ata që të jenë pjesë e kësaj përballjeje.

Ndeshja Prishtina – Ballkani zhvillohet të dielën, më 16 gusht, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora . Nga klubi kanë bërë thirrje për mbështetje nga tribunat, teksa Prishtina synon ta nisë sezonin e ri para tifozëve të saj me rezultat pozitiv.

Burimi: Bota Sot