​Trafik armësh nga Kosova drejt Shqipërisë, dy të arrestuar në Durrës

0%

Tre pistoleta dhe 34 fishekë, që dyshohet se u trafikuan nga Kosova për t’iu shitur grupeve kriminale në Shqipëri, janë sekuestruar gjatë operacionit policor “Hallkat” në Maminas të Durrësit, njofton Policia e Shtetit. Policia e Shtetit njoftoi se në flagrancë është arrestuar M. B., 34 vjeç, banues në Kukës, i cili dyshohet se po i transportonte armët me automjet, përcjell KosovaPress.

Në pranga ka përfunduar edhe pasagjerja D. N., 39 vjeçe, banuese në Prizren, nën dyshimin për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. “Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin ata lëviznin në Maminas, u gjetën tri armë zjarri, pistoleta, dhe 34 fishekë, që dyshohet se janë trafikuar nga Kosova”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarit është gjetur edhe një armë e ftohtë, përkatësisht një dorezë hekuri. Autoritetet sekuestruan gjithashtu automjetin që dyshohet se është përdorur për transportimin e armëve. M. B. dyshohet për “Trafikim të armëve dhe municionit” dhe “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje të armëve të ftohta”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast, ndërsa materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Burimi: Bota Sot