QMK: Janë regjistruar 27 zjarre, gjashtë janë aktive dhe një është

0%

Në territorin e vendit janë aktive gjashtë zjarre, ndërsa një është nën kontroll. Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se deri në orën të mëngjesit janë regjistruar gjithsej 27 zjarre, prej të cilave 20 janë shuar.

Zjarret aktive janë në zonën ndërmjet fshatrave Moranë – Vërtekicë – Gabër, në lokalitetin Vidush, pranë fshatit Dragov Doll, si dhe pranë fshatit Lokvicë në komunën e Makedonski Brodit.

Zjarre aktive ka edhe pranë fshatit Sëllp në komunën e Velesit, fshatit Kopancë në komunën e Jegunovcës, ndërmjet fshatrave Borinë – Zhitoshë në komunën e Krushevës dhe pranë fshatit Bojanë në komunën e Sarajit. Nën kontroll është zjarri pranë deponisë së qytetit në Dellçevë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi