‘Siparantum’ prezanton Kosovën në festivalin e koreve në Malajzi

0%

Kori “Siparantum” (Siparantum Choir ) ka njoftuar se do të marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar të koreve “MCE International Choir Festival 2026” (Malaysian Choral Eisteddfod – International Choir Festival), që do të mbahet në Kuala Lumpur të Malajzisë nga 19 deri më .

Sipas njoftimit, kori nga Peja do të udhëtojë për në Azi më , duke nisur kështu një tjetër kapitull të rëndësishëm në rrugëtimin e tij ndërkombëtar.

“Gjatë festivalit, ‘Siparantum Choir’, nën drejtimin e dirigjentit Memli Kelmendi, do të garojë në dy kategori: B4 – Vocal Ensemble dhe A5 – Mixed Choir, duke u përballur me ansamble korale nga vende të ndryshme të botës”- thuhet në njoftimin e “Siparantumit” të datës .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përveç garës, sipas njoftimit, kori do të jetë pjesë edhe e koncertit ndërkombëtar “Songs Around the World – Echoes of Light”, ku do të performojnë kore nga Rusia, Kosova, Singapori, Tajlanda dhe Filipinet, duke e shndërruar këtë koncert në një takim të veçantë të kulturave dhe traditave të ndryshme përmes muzikës.

Pjesëmarrja në këtë festival, sipas njoftimit, është një tjetër dëshmi e rrugëtimit të Korit “Siparantum” në skenën ndërkombëtare dhe e përkushtimit për ta prezantuar Kosovën në ngjarje të rëndësishme të artit koral botëror.

Burimi: Kallxo