Vjedhje në një market në Fushë-Kosovë, të rinjtë filmohen nga kamerat

0%

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër dyqane, që po shkaktojnë ankth e pasiguri. Të dyshuarit shpesh herë arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, duke mos u arritur që të identifikohen nga Policia. Por ka edhe raste tjera, kur të njëjtit vendosin që të dorëzohen në stacion policor, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në një dyqan në Fushë Kosovë, ku dy persona janë parë duke vjedhur. Nga një video të dërguar nga sinjalizuesit, shihet se si personat vjedhin në marketin “Albi” në lagjen “Eliza” në Fushë Kosovë, duke marrë një disa produkte dhe ikin pa paguar. Videon mund ta shikoni më poshtë : Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com