Osmani: Pas zgjedhjeve, i thashë Abdixhikut që emri im të mos

0%

Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani, ka treguar se pas zgjedhjeve të 6 qershorit kishte njoftuar LDK-në se nuk dëshironte që emri i saj të propozohej për një mandat të dytë si presidente.

Osmani ka sqaruar se deklaratat e saj të mëhershme për një mandat të dytë ishin bërë në një situatë tjetër politike, kur, sipas saj, ishte krijuar një mundësi e re në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Osmani: Mirë që tash Kurti e quan Abdixhikun mik, para dy javësh e krahasonte me lider fisesh “Kur e kam përmendur mandatin e dytë kanë qenë rrethana të tjera, kemi pasur një dritare të re që u hap me SHBA-të dhe kam menduar që do të ishte një dëm shumë i madh për Republikën nëse nuk e shfrytëzon atë mundësi”, ka thënë Osmani në Kanal 10.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ajo ka deklaruar se kjo mundësi nuk ishte shfrytëzuar dhe se pas përfundimit të zgjedhjeve e kishte bërë të qartë qëndrimin e saj para strukturave të LDK-së. “Prandaj, pasi kanë përfunduar zgjedhjet e 6 qershorit, e kam njoftuar edhe partinë dhe të parin e LDK-së se nuk do të doja që emri im as të propozohej e as të insistohej për presidente”, ka deklaruar ish-presidentja Osmani.

Burimi: Telegrafi