Elbasani nënshkruan me mesfushorin 28-vjeçar

0%

Elbasani ka zyrtarizuar afrimin e futbollistit Ardit Deliu. Mesfushori u largua nga ekipi i Ballkanit për t’u zyrtarizuar te verdheblutë. Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të klubit në rrjetet sociale, ku është publikuar fotoja e lojtarit me fanelën e re.

Për 28-vjeçarin Superliga nuk është një ambient i panjohur, pasi ai ka luajtur më parë për ekipe si Laçi, Vllaznia dhe Tirana. Deliu ka provuar të luajë dhe për ekipe si RNK Split dhe në ekipin e dytë të Hajduk Split në Kroaci, si dhe në Letoni me Liepaja. Mesfushori tashmë është bërë pjesë e skuadrës verdheblu, duke u bërë gati për sfidën e radhës nën ngjyrat e Elbasanit.

Burimi: Bota Sot