Pas fitores së djeshme me Shamrock Rovers dhe arritjes historike duke qenë vetëm një hap larg grupeve të Europa League. Egnatia arriti të fitonte me rezultatin 5:1 duke i dhënë kualifikimin për më tej. Përmbysja e rezultatit mendohej shumë e vështirë, por ekipi rrogozhinas arriti ta bënte ëndrrën realitet.
“Ëndrra e një nate vere, që u kthye në realitet…”, është mesazhi i publikuar në një postim në rrjetet sociale i drejtorit spotiv i Egnatias, Klejdi Zenelaj. Një mesazh i qartë që tregon besim e madh që ka klubi për arritjen e ëndrrës europiane.
