“Pages of the Coast”, libri dhe poezia takohen buzë detit në Green

0%

Mes aromës së detit dhe ritmit dinamik të ditëve verore, Green Coast riktheu për të pestin vit radhazi një prej traditave më të dashura kulturore, Panairin e Librit.

Për 4 ditë radhazi, shëtitorja buzë detit u kthye në një hapësirë të hapur leximi dhe takimi, ku pushuesit dhe vizitorët patën mundësi të zbulonin tituj të rinj, të riktheheshin te autorët e tyre të preferuar dhe ta bënin librin pjesë të natyrshme të pushimeve.

I organizuar nga Green Coast në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Albas” dhe shkrimtaren Rita Petro, panairi solli një përzgjedhje të larmishme titujsh nga letërsia shqipe dhe ajo e huaj, libra për grupmosha të ndryshme, si edhe botimet më të kërkuara të momentit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edicioni i pestë erdhi nën konceptin “Pages of the Coast”, me një identitet të ri dhe një frymë më romantike, të frymëzuar nga takimi i librit me detin. Përgjatë shëtitores, stendat e librave u bënë pjesë e peizazhit veror dhe krijuan një atmosferë ku leximi, pushimi dhe bisedat rreth letërsisë ndërthureshin natyrshëm.

Interesi ishte i lartë si nga pushuesit shqiptarë, ashtu edhe nga vizitorët e huaj, të cilët gjetën një përzgjedhje të pasur titujsh në gjuhën angleze. Një kënd i veçantë iu kushtua lexuesve më të vegjël, me libra të përshtatur për grupmosha të ndryshme, duke e kthyer panairin në një eksperiencë tërheqëse për të gjithë familjen.

Këtë vit, ky aktivitet kulmoi me mbrëmjen poetike të organizuar për herë të parë në Green Coast Hotel MGallery Collection . Në një atmosferë të dedikuar artit dhe fjalës së shkruar, shkrimtaret e mirënjohura Rita Petro dhe Mimoza Ahmeti interpretuan para audiences disa nga poezitë e tyre më të bukura, të frymëzuara nga deti dhe bukuria natyrore.

Vargjet u shoqëruan edhe nga zëri melodioz i Kamela Islamajt, duke krijuar një dialog emocional të poezisë me muzikën. Mes tingujve të natyrës dhe dritës së yjeve, mbrëmja i dha publikut mundësinë ta përjetonte letërsinë përtej faqeve të librit, përmes zërit të autoreve dhe tingujve muzikorë.

Me katër ditë kushtuar leximit dhe një mbrëmje ku poezia u ndërthur me muzikën, edicioni i pestë i Panairit të Librit pasuroi kalendarin veror të Green Coast me një tjetër përvojë kulturore.

Burimi: Telegrafi