PISHAT, kompleksi që po sjell gjelbërim në mes të Fushë-Kosovës

0%

Fushë-Kosova po vazhdon të zgjerohet me projekte të reja banimi, ndërsa një prej projekteve që tashmë po merr formë në qendër të qytetit është Kompleksi PISHAT. Projekti i ACL GROUP shtrihet në mbi 85,000 m² dhe përfshin 710 banesa në 15 hyrje , me sipërfaqe prej 55 deri në 147 m² . Punimet po vazhdojnë sipas planifikimit, ndërsa fazat e para janë drejt finalizimit.

Një pjesë e konsiderueshme e projektit i është kushtuar hapësirave të përbashkëta. Mbi 35% e kompleksit përbëhet nga hapësira të gjelbra , zona rekreative dhe kënde për fëmijë. Në oborr gjendet edhe fusha e futbollit , ndërsa hapësirat e jashtme janë të organizuara pa qarkullim të veturave, duke krijuar më shumë siguri, pastërti dhe hapësirë për banorët.

Një tjetër përparësi e PISHAT është pozita në Fushë-Kosovë. Brenda një perimetri prej rreth 200 metrash gjenden Komuna e Fushë-Kosovës, Qendra e Mjekësisë Familjare, shkolla fillore dhe e mesme, Gjykata dhe çerdhet për fëmijë. Për familjet që jetojnë në kompleks, shumë prej obligimeve të zakonshme ditore mund të kryhen pa pasur nevojë për lëvizje të gjata nëpër qytet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Projekti përfshin edhe 7,500 m² hapësira afariste , duke i sjellë shërbimet e nevojshme më afër banorëve dhe zonës përreth. Edhe çështja e parkingut është zgjidhur që në planifikimin e kompleksit, me parking të dedikuar për secilën banesë . Pas projektit qëndron ACL GROUP , me 20 vite përvojë në Zvicër dhe Kosovë .

Përvoja zvicerane e kompanisë reflektohet në organizimin e PISHAT, nga planifikimi i hapësirave deri te mënyra e realizimit të punimeve. Banesa me madhësi të ndryshme, planimetri funksionale, ndriçim natyral, tarraca të gjelbra dhe hapësira të përbashkëta janë pjesë e konceptit të kompleksit.

PISHAT është një mundësi edhe për bashkatdhetarët që jetojnë në Zvicër, Gjermani, Austri apo vende të tjera , e që kërkojnë një pronë në Kosovë, në një zonë ku institucionet, shkollat dhe shërbimet kryesore janë afër. Punimet po avancojnë, ndërsa fazat e para të kompleksit janë drejt finalizimit, duke e bërë PISHAT çdo ditë e më shumë pjesë të pamjes së re të Fushë-Kosovës.

Për më shumë informata rreth Kompleksit PISHAT , vizitoni zyrën e ACL GROUP në Fushë-Kosovë ose kontaktoni në: Tel: +383 45 499 500 Email: [email protected] Na ndiqni në Facebook: Na ndiqni në Instagram:

Burimi: Kallxo