Me plakjen e popullsisë, rastet e reja të demencës në SHBA pritet të dyfishohen deri në vitin 2060. Ushqyerja, aktiviteti fizik, gjumi dhe konsumimi i alkoolit mund të ndikojnë në rrezikun për probleme të kujtesës, ka shkruar EatingWell. Një ushqim që ekspertët këshillojnë të konsumohet me masë është mishi i përpunuar, veçanërisht proshuta.
Mishrat e përpunuar si proshuta përmbajnë yndyra të ngopura dhe nitrate, të cilat janë lidhur me rritjen e rrezikut për Alzheimer dhe demencë. Pse proshuta mund të jetë problem? Për shkak të nitrateve. Proshuta përmban nitrate që përdoren si konservues. Kur mishi përpunohet dhe gatuhet në temperatura të larta, mund të formohen përbërje që lidhen me inflamacionin.
Kjo nuk do të thotë se nitratet shkaktojnë drejtpërdrejt demencën, por studiuesit po shqyrtojnë lidhjen e tyre me shëndetin e trurit. Për shkak të përmbajtjes së ndyrave të ngopura. Konsumimi i tepërt mund të rrisë nivelin e yndyrës së dëmshme në gjak dhe të dëmtojë enët e gjakut.
Meqë truri ka nevojë për qarkullim të mirë të gjakut, shëndeti i enëve të gjakut është i rëndësishëm për funksionimin e tij. Për shkak të përmbajtjes së kripës. Një fetë proshutë e gatuar përmban rreth 200 mg natrium. Konsumimi i tepërt i kripës mund të rrisë presionin e gjakut, i cili me kalimin e kohës mund të dëmtojë enët e gjakut të trurit dhe të rrisë rrezikun e demencës vaskulare.
Për shkak të gatimit në temperatura të larta. Gjatë skuqjes ose pjekjes mund të krijohen produkte përfundimtare të glikacionit (AGEs), të cilat lidhen me dëmtimin e qelizave dhe inflamacionin. Megjithatë, ekspertët theksojnë se nuk ka prova që proshuta, e vetme, shkakton Alzheimerin ose demencën. Rreziku ndikohet nga shumë faktorë. Si ta mbroni shëndetin e trurit?
Hani më shumë ushqime bimore si perime, fruta, fasule, thjerrëza, arra, fara dhe drithëra integrale. Zgjidhni yndyra të shëndetshme, si vaji i ullirit, në vend të yndyrave të ngopura. Jini fizikisht aktivë, pasi edhe rreth 5,000-7,500 hapa në ditë janë lidhur me rrezik më të ulët të rënies së funksioneve të aftësive njohëse.
Flini mjaftueshëm, pasi gjatë gjumit truri kryen procese që ndihmojnë në largimin e mbetjeve të krijuara gjatë ditës. Kufizoni alkoolin, pasi konsumimi i tij është një faktor i modifikueshëm që lidhet me rrezikun e demencës. Një studim i vitit 2025 ka sugjeruar se zëvendësimi i një porcioni mishi të përpunuar në ditë me arra ose fasule lidhej me 19 për qind më pak rrezik për demencë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
