Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Lipjan, ku një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij, mëson Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është Afrim Jashanica , 60 vjeçari.
Rasti është raportuar më 13 gusht, rreth orës , pasi Policia ka pranuar informatën se një person dyshohej se kishte ndërruar jetë në një banesë në rrugën “Lidhja e Prizrenit”. Njësitet policore dhe ekipi i Emergjencës në Lipjan kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e 60-vjeçarit.
Sinjali mëson se lidhur me rrethanat e rastit është intervistuar B.J. (1971), i cili ka deklaruar se viktima kishte pasur probleme shëndetësore dhe disa ndërhyrje në zemër. Sipas deklarimit të tij, ai beson se bëhet fjalë për vdekje natyrale. Megjithatë, shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar përfundimisht.
Për rastin është njoftuar Prokurori për Krime të Rënda, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Hetim mbi vdekjen”. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore, i cili ka tërhequr trupin e pajetë për ta dërguar në obduksion. Hetimet pritet të sqarojnë përfundimisht rrethanat dhe shkakun e vdekjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!