Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka mbajtur sot një konferencë për media. Shefi i grupit të asamblistëve të VV-së, Gëzim Sveçla, tha se të gjithë indikatorët na bëjnë të ditur se situata në Komunën e Prishtinës është e rëndë për shkak të keqqeverisjes që, sipas tij, është duke ndodhur në Prishtinë.
Po ashtu, Sveçla ka kërkuar nga Prokuroria që të nisë hetimet lidhur me pretendimet për legalizime të paligjshme në kryeqytet, pas publikimit të disa mesazheve ku përmenden raste konkrete të legalizimit të objekteve.
Ai ka thënë se ndërmarrjet komunale janë në gjendje të rëndë, si Ndërmarrja Publike “Pastrimi” dhe Ndërmarrja Banesore Publike, së cilës dje iu janë bllokuar llogaritë bankare.
