Rodri kërkon të mungojë në stërvitje, shtyn për transferimin te

0%

Mesfushori spanjoll Rodri po ndërmerr hapa për të përshpejtuar një transferim te Barcelona gjatë këtij afati kalimtar të verës. Sipas gazetës Sport , Rodri ka kërkuar leje nga Manchester City për të mos marrë pjesë në stërvitje, ndonëse ishte paraparë të rikthehej sot pas pushimeve.

Spanjolli raportohet se tashmë ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën dhe dëshiron që transferimi në Camp Nou të përfundojë sa më shpejt. Megjithatë, negociatat mes dy klubeve vazhdojnë të jenë të vështira, pasi Manchester City ka refuzuar ofertat e deritanishme të katalunasve.

Oferta e fundit e Barcelonës raportohet se ishte rreth 60 milionë euro, ndërsa City kërkon të paktën 70 milionë euro për mesfushorin. Sipas raportimeve, diferenca mes palëve është ngushtuar dhe Barcelona po përgatit një përpjekje të fundit për të arritur marrëveshje me kampionin anglez. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com