I dyshuari për spiunah, Fehmi Sali pritet që të dalë para Gjykatës së Prishtinës në seancën ku prokuroria do të paraqes kërkesën për paraburgim ndaj tij. Sali u arrestua nën dyshimin për veprën penale të spiunazhit, ndërsa më pritet të mbahet seanca dëgjimore ndaj tij. KALLXO.com mëson se seanca është planifikuar të mbahet nga ora .
KALLXO.com raportoi të enjten më se Fehim Sali është i arrestuari nga autoritetet e vendit për dyshime për spiunazh. Arrestimi i Sali u bë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës në pikën kufitare në Merdare, pikë kjo në Podujevë.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në pikën kufitare në Merdare të Podujevës, kanë arrestuar një shtetas të Republikës së Kosovës, me inicialet F. S., nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Spiunazh’”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
