Dy të mitura largohen nga SOS Fshati në Prishtinë dhe nuk kthehen –

0%

Dy vajza të mitura janë raportuar të zhdukura pasi janë larguar nga SOS Fshati në Prishtinë dhe nuk janë kthyer më, mëson Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për A.H. rreth 17-vjeç dhe Xh.M. 17-vjeç, ndërsa rasti është raportuar në Polici nga një punonjëse e SOS Fshatit.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, dy vajzat janë larguar më 12 gusht, mes orës dhe , nga objekti në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë. Pasi ato nuk janë kthyer dhe nuk kishin lajmëruar për vendndodhjen e tyre, rasti është raportuar të nesërmen në Stacionin Policor Qendra. Ndërkohë, lidhur me njërën prej të miturave ka pasur një zhvillim të rëndësishëm.

Ajo është lajmëruar përmes telefonit dhe ka deklaruar se ndodhet jashtë shtetit. Për rastin është konsultuar Prokurori kujdestar për të mitur, ndërsa sipas informacioneve, çështja në këtë fazë ka mbetur e evidentuar si shënim zyrtar. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com