Ekskluzive | Ky është 29-vjeçari i dyshuar për ngacmimin e një të

0%

Sinjali ka mësuar identitetin e personit të dyshuar për një rast të ngacmimit në Fushë Kosovë, pasi një 22-vjeçare e denoncoi në Polici me pretendimin se po e ndiqte dhe po i shkonte në vendin e punës pa dëshirën e saj. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është Egzon Ibrahimi , 29 vjeçar, i cili tashmë është ndaluar për 48 orë. Rasti ishte raportuar më 9 gusht, kur V.

Sh.22 vjeçar deklaroi para hetuesve se Ibrahimi po e ndiqte dhe po paraqitej në vendin e saj të punës, ndonëse ajo nuk dëshironte një gjë të tillë. Fillimisht çështja ishte evidentuar me shënim zyrtar, në pritje të intervistimit të të dyshuarit.

Më 12 gusht, Ibrahimi është intervistuar nga Policia dhe, sipas informacioneve që ka Sinjali, ka pranuar se kishte shkuar për ta parë të renë, duke deklaruar se me të kishte pasur kontakte më herët. Pas intervistimit është kontaktuar sërish Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit penal për “Ngacmim”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me vendim të Prokurorit, Ibrahimi është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Mbajtjes. Dy të mitura largohen nga SOS Fshati në Prishtinë dhe nuk kthehen – njëra lajmërohet nga jashtë Kosovës Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com