Kampionët e Dritës bga Gjilani të papërmbajtshëm edhe në duelin e kthimit ndaj Tre Fiori, teksa triumfuan me rezultatin 5:0, duke nisur kështu marshimin drejt grupeve të Ligës së Konferencës. Pas triumfit 1 me 4 në duelin e parë, fitorja e sotme vulosi shifrat e përgjithshme 9:1. Dopietat e Nguenas dhe Manajt si dhe goli i Artur, i dhuruan fitoren Dritës në “Fadil Vokrri”.
Tashmë e gjithë vëmendja shkon te dueli i “Play Off”, ku kampionët e Kosovës, do të ndeshen me Inter Eskaldes, që është dhe kampionia në fuqi e Andorrës. Drita është favorite absolute në letër për të fluturuar edhe njëherë drejt grupeve të Ligës së Konferencës, ndërkohë që verdikti final do të mësohet në 27 gusht, kur është planifikuar të luhet në Andorrë dueli i kthimit.
Në 20 gusht luhet sfida e parë në Prishtinë.