Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat për Transportin dhe Telekomunikimin për muajin qershor 2026, sipas të cilave gjatë këtij muaji është shënuar rënie e numrit të fluturimeve dhe udhëtarëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
ASK njofton se numri i udhëtarëve në transportin hekurudhor ishte 7 238, ose 7,4 % më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit 2025 ASK njofton se në muajin qershor 2026, numri i fluturimeve të realizuara ishte 2 314 ose (-5,7 %) më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Numri i udhëtarëve në total ishte 372 433 ose (-5,0 %) më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Qershor 2025). Sipas ASK-së, në muajin qershor 2026, numri i udhëtarëve në transportin hekurudhor ishte 7 238, ose 7,4 % më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit 2025. Ndërsa, mallra të transportuara përmes transportit hekurudhor nuk kishte në këtë muaj.
“Në muajin qershor 2026, numri i përdoruesve në rrjetin e telefonisë fikse ishte 71 893, me një rritje prej 5,2 %, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, trafiku i realizuar (në minuta) ishte 1 826 651, me një rënie prej (-0,6 %), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në muajin qershor 2026, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 512 900, ose 2,19 % më shumë sesa në periudhën e njëjte të vitit të kaluar. Ndërsa, numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 320 944, ose 1,76 % më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, njofton ASK.
