Meeting of Styles Kosovo ka njoftuar në faqen e tyre zyrtare se këtë vit festojnë 10 vite me mure të përbashkëta, miqësi të gjata dhe histori të pikturuara nëpër Prishtinë. MOS Kosovo nisi në vitin 2017 si një ide e thjeshtë dhe u shndërrua në një komunitet të fuqishëm të grafitit.
Vizioni i tyre është t’i shndërroj rrugët e Prishtinës në një pëlhurë të madhe të hapur për artistë ndërkombëtarë dhe vendorë të artit urban, ku ata të mund t’i shprehin idetë e tyre. Ndërkohë, organizatorët kanë paralajmëruar se artistët rikthehen, gjeneratat e reja bashkohen dhe qyteti bëhet edhe një herë një pikëtakim kulturor.
Këtë vit do të marrin pjesë artist nga më shumë se 20 shtete, duke përfshirë Australinë, Brazilin, Francën, Gjermaninë, Japoninë, si dhe Serbinë. Nga 28–, nën temën ‘Togetherness’, MOS Kosovo vazhdon të dëshmojë se grafiti ka të bëjë me të qenit bashkë, krijimin së bashku dhe lënien pas të diçkaje me kuptim.
