“Rinia shqiptare të mos largohet”- Protesta në ditën e 75, emigranti

0%

Arben Rizvani, një emigrant shqiptar që jeton prej viteve ’90 jashtë vendit, është bërë pjesë e protestës që vijon prej 75 ditësh, ndërsa qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Rizvani tregon se ka rritur fëmijët e tij në Gjermani dhe nga protesta ka një mesazh të drejtpërdrejtë për të rinjtë shqiptarë që të mos largohen nga vendi.

“Thirrja ime është për rininë shqiptare, të mos largohet. Jam me kombësi gjermane, boshnjake dhe kosovare dhe me pasaportë shqiptare. Rinia të mos largohet. Kam 75 ditë që vij. Kjo shkëndija nuk duhet të zvogëlohet. Prandaj bëj thirrje për sa më tepër entuziazëm dhe revolucion”, tha qytetari.

Ndërsa për kryeministrin Rama deklaroi: “ Ky i ka vendosur këmbët dhe nuk lëviz më, ky është bërë si kali i Skënderbeut”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot