Në Prokurorinë e Mitrovicës ka përfunduar intervistimi i ish-drejtorit të Drejtorisë së Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor (institucion paralel ilegal i Serbisë në veri të Kosovës, tani i mbbyllur), aktualisht deputet i Listës Serbe, Igor Simiq, ish-ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, si dhe anëtarit tjetër të Listës Serbe, Vasilije Tomasheviq.
Të tre janë ftuar në cilësinë e të pandehurve për falsifikim dokumentesh në ish-strukturat palalele në veri. Simiq është deklaruar i pafajshëm ndërsa dy të tjerët, siç mëson KALLXO.com, janë mbrojtur në heshtje.
“Siç thash edhe para disa ditësh, kur mora ftesën, iu përgjigja thirrjes së Prokurorisë për të dhënë deklaratë në cilësinë e të pandehurit, për atë që ata pretendojnë se është kryerja e veprës penale të falsifikimit të dokumenteve. Nuk jam fajtor, natyrisht”- deklaroi Simiq para mediave. Ndërsa avokati i Todosijeviqit, Lubomir Pantoviq, konfirmoi se klienti i tij është mbrojtur në heshtje.
“Zoti Todosijeviq sot është mbrojtur në heshtje, pra duke gëzuar të drejtën e tij ligjore. Para dy vitesh, ai ka dhënë një deklaratë më të gjerë në lidhje me këtë rast, para Policisë, si dhe nuk ka pasur nevojë që të thotë asnjë gjë tjetër përtej kësaj. Kjo është e drejta e tij ligjore” – theksoi Pantoviq.
Ndërkohë, për ditët në vijim janë ftuar për intervistim kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Ivan Zaporozhac e Zoran Todiq, të dyshuar për të njejtën vepër penale. Lista Serbe ka pretenduar se ata po ndiqen penalisht për shkak se kanë qenë në krye të institucioneve serbe, të cilat Kosova nuk i njeh. Simiq dhe Todosijeviq janë intervistuar në Polici para dy vitesh, më .
Intervistimet u zhvilluan pasi ata dyshoheshin për falsifikim të dokumenteve në ish-komunat paralele, të cilat autoritetet e Kosovës i mbyllën më .
Kujtojmë se më , Gjykata Supreme kishte liruar nga akuzat ish-ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq i cili ishte dënuar me dy vite dënim me burgim më për një deklaratë të dhënë në vitin 2018 me të cilën e quante “trillim” masakrën e Reçakut të 15 janarit 1999, në të cilën forcat serbe vranë dhe masakruan 45 civilë shqiptarë.