Aksident i rëndë në Delisufaj të Lushnjës, humbin jetën dy gra

0%

Një aksident tragjik është shënuar në zonën e Çukasit në Lushnjë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal me ujë. Për pasojë, dy gratë që ndodheshin në makinë kanë humbur jetën, pasi dyshohet se janë mbytur nga rrjedha e ujit. Viktimat janë identifikuar si Mirela Hasko dhe Florije Xhepa, rreth 50 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor, të cilët kanë ndërhyrë për nxjerrjen e automjetit dhe viktimave nga kanali. Paraprakisht dyshohet se automjeti ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, por rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende për t’u sqaruar.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë aksident fatal.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot