Kampioni dhe fituesi Kupës së Kosovës, Kastrioti i Ferizajt, nuk e ka ndërmend që të ndalet me përforcime me hendbollistë nga shtetet e jashtme. Ferizajasit synojnë të jenë në çdo repart top të përforcuar si për garat evropiane po ashtu edhe për edicionin e ri në elitën e hendbollit të Kosovës “KH Kastrioti ka kompletuar transferimin e Patryk Gregułoëski!
Një përforcim me përvojë dhe shumë prezencë fizike për skuadrën tonë. Me gjatësi prej 2.02 metrash dhe me potencial për të sjellë fuqi në vijën e 9 metrave, Gregułoëski pritet të jetë një tjetër armë e rëndësishme për Kastriotin”, – thuhet nga KH Kastrioti.
