Mërgim Vojvoda po merr vlerësime të mëdha në Itali pas transferimit të tij te Udinese, ndërsa drejtori teknik i klubit, Gian Luca Nani, ka thënë se mbrojtësi kosovar ka nivel për të luajtur edhe te gjigantët italianë. Vojvoda, 31-vjeçar, iu bashkua Udineses këtë verë dhe ka firmosur kontratë deri në vitin 2028. Ai ka zhvilluar 75 paraqitje me Kosovën, duke shënuar tri gola.
Nani ka treguar se edhe brenda klubit ka pasur befasim për transferimin e Vojvodës, ndërsa një prej lojtarëve të Udineses i kishte thënë se kosovari mund të luante edhe për Juventusin apo Milanin. “Mund të luajë te Juventusi dhe Milani” “Është jashtëzakonisht i talentuar.
Ne nuk transferojmë lojtarë të dobët, por një lojtar më tha se Vojvoda mund të luajë lehtësisht për Juventusin dhe Milanin. Unë i thashë se mund të luajë edhe për Udinesen” , deklaroi Nani. Drejtori teknik i klubit italian veçoi edhe aftësinë e Vojvodës për të luajtur në disa pozita. “Transferimi i tij ka shkaktuar shumë entuziazëm në klub.
Po flasim për një lojtar që mund të luajë në disa pozicione, di të mbrohet, të kalojë kundërshtarët dhe të sulmojë. Nuk e di si arritëm ta transferojmë, por ai është këtu”, shtoi Nani. Vojvoda, i cili më parë ka luajtur për Torino dhe Como, tashmë është pjesë e Udineses dhe synon të vazhdojë paraqitjet e mira në elitën e futbollit italian.
